Opinioniste në ‘BBV3’, reagon për herë të parë Ori Nebijaj

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Opinioniste në ‘BBV3’, reagon për herë të parë Ori Nebijaj

Pak ditë më parë u konfirmua nga Top Media se Ori Nebijaj do të jetë opinioniste e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”.

Sot, ajo ka bërë reagimin e saj të parë.

Ori premton për publikun se do të tregohet e paanshme në komentet dhe gjykimet e saj për banorët dhe është e lumtur për ofertën që do ta rikthejë në ekran.

“Më kishte marrë malli të them të drejtën edhe pse politika të mban të angazhuar me median edhe pse unë kam qenë disi më e tërhequr për shkak të situatave politike në fakt parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij, po nuk kam qenë shumë pjesë për shkak të situatës politike të krijuar… Top Channel është shtëpi për mua jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe TCH ma bënë këtë ofertë dhe ishte e vetmja gjë që do më bënte të rikthehem dhe do ta kem më të lehtë tani që Arbër Hajdari është një opinionst me eksperiencë… Media, por edhe politika më kanë mësuar vijën e kuqe mes të qenurit neutral dhe profesional në rolin e opinionistit nuk ka tifozëri dhe as çështje personale, të qenurit i drejtë dhe asnjëherë pal kam përshtypjen se edhe publiku këtë do”, tha ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE