“Peregrine” mund të përplaset në sipërfaqen e Hënës!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Peregrine” mund të përplaset në sipërfaqen e Hënës!

Një raketë e re nisi fluturimin, si misioni i parë i uljes hënore i nisur nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 1972. Raketa e quajtur Vulcan Centaur, një model i zhvilluar nga “United Launch Alliance”, u lëshua në Stacionin e Forcave Hapësinore në Florida në orën 2:18 të mëngjesit të së hënës. Anija u ngrit në hapësirë për gati një orë, ndërsa u shkëput nga Toka ku dërgoi “zbarkuesin hënor”, të quajtur Peregrine, në rrugën e tij për në Hënë.

Ndërkaq, kompania amerikane që nisi misionin ka bërë të ditur se nuk ka shanse që të ndodhë një ulje e butë në satelitin natyror, për shkak të një rrjedhjeje karburanti. Astrobotic njoftoi se anija kozmike ka mjaftueshëm forcë shtytëse për të operuar “Peregrine”. Sonda pritet që të mbetet pa karburant për 40 orë, sipas asaj që bëri të ditur kompania.

Anija kozmike, e cila peshon 1.2 ton u lëshua nga Kepi Canaveral të hënën, me qëllimin për t’u ulur në satelitin tonë natyror nga fundi i shkurtit. Peregrine është pjesë e një morie anijesh kozmike që do të përpiqen të pozicionohen në sipërfaqen hënore në 2024, në kuadër të gati 8 projekteve të ndryshëm, përfshirë nga Japonia dhe Kina.

Anija Kozmike u lëshua nga platforma 41e e Space Force Station, me raketën e fuqishme vullkan, e cila po ashtu është ndërtuar nga një bashkëpunim privat i Boeing me Lockheed. Sipas një kontrate me NASA-n, kompania “Astrobotic Technology” prodhoi anijen kozmike të quajtur Peregrine që personifikon skifterin, shpendin që fluturon më shpejt në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE