TRONDITËSE / Vajza i rrëfeu se e kishte përdh*nuar daja që 9 vjeçe, babai shqiptar vret me çifte kunatin

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
TRONDITËSE / Vajza i rrëfeu se e kishte përdh*nuar daja që 9 vjeçe, babai shqiptar vret me çifte kunatin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë.

Një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar, të dy shqiptarë.

Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu – të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.

50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.

“Vrava njeriun që helmoi vajzën time”, tha 50-vjeçari para policisë.

Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa viktimës është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE