Do ta kemi përballë në ndeshjen kundër Italisë, mbrojtësi i Interit flet për Kristjan Asllanin dhe Shqipërinë…

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do ta kemi përballë në ndeshjen kundër Italisë, mbrojtësi i Interit flet për Kristjan Asllanin dhe Shqipërinë…

Shqipëria do ta luajë ndeshjen e parë të kampionatit evropian përballë Italisë në qytetin e Dortmundit. Mbrojtësi dhe shoku i ekipit të Kristjan Asllanit tek Interi, Françesko Açerbi ka folur rreth ndeshjeve që Italia do të ketë në kampionatin evropian. I intervistuar nga “Che fatica fa la vita del bomber” Françesko Açerbi ka analizuar jo vetëm Kristjan Asllanin si shokun e tij të skuadrës (rival me Shqipërinë në Europian), por edhe rivalët e ardhshëm të tij, Alvaro Moratën që do ta ndeshë si me Atletikon e Madridit në Ligën e Kampioneve dhe me Spanjën në Europian. Po ashtu, edhe yllin e Realit të Madridit dhe Kroacisë, Luka Modriç, me të cilin do të përballet në Gjermani. Sa i përket përballjes me Shqipërinë dhe shokun e tij Kristjan Asllani, ai tha:

Asllani? Aslla është i bezdisshëm në mes. Është bukur të takosh atë në Europian, ashtu si do të jetë bukur të takoj edhe Brozoviçin me Kroacinë. Kristjan është një lojtar i shkëlqyer, ai duhet të përmirësojë sensin e tij, i ka të gjitha cilësitë për t’u rritur dhe ai e di shumë mirë. Duhet të bëjë karrierën e tij sepse ka potencial të rëndësishëm, por varet nga ai. Jam i lumtur që në Europian do të takoj njerëz me të cilët luaj gjatë gjithë vitit në sfida shumë të rëndësishme. Pastaj, ndoshta as nuk i përshëndes (qesh), bëj shaka”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE