Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës!

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës. Lajmin e dha presidentja Vjosa Osmani. Në platformën “X”, Osmani shkruan se marrëveshja ishte arritur gjatë takimit dy palësh me homologun Mohammed bin Zayed al-Nahyan, muajin e kaluar dhe “tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi”.

Tashmë është nënshkruar duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë.

I thank UAE President, H.H.@MohamedBinZayed for accepting my proposal to abolish visa requirements for 🇽🇰 citizens.

The agreement reached during our mtng last month has now been signed, paving the way for more cooperation opportunities between our countries & citizens. 🇽🇰 🇦🇪 pic.twitter.com/8cV5caHx0a

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 11, 2024

Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike janë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave. Disa ditë më vonë, më 5 janar u bë e qartë se ata do të mundë ta vizitojnë edhe Spanjën, pas një njoftimi nga Departamenti për Emigracionin dhe Çështje të Brendshme në Komisionin Europian se tashmë Spanja njeh pasaportën e zakonshme kosovare.

Qytetarëve të Kosovës me pasaporta biometrike, liberalizimi i vizave iu mundëson që brenda 6 muajsh, të qëndrojnë deri në 90 ditë në secilin nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen. Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Por, nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE