E trishtë, ndahet nga jeta para kohe biznesmeni i njohur shqiptar

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E trishtë, ndahet nga jeta para kohe biznesmeni i njohur shqiptar

Mëngjesin e kësaj të premte është ndarë nga jeta Dritan Mezini, një sipërmarrës i ri, që më së shumti u njoh me website që krijoi për të hapur më shumë mundësi për profesionistët, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, njoftojnë miqtë e shokët e tij që kanë mbushur rrjetet sociale me njoftimin tragjik.

Një specialist IT dhe drejtor ekzekutiv i DM Consulting Services ndërroi jetë nga një atak i beftë kardiak.

Ishte një njeri sportiv, e fillonte ditën në kodrat e liqenit artificial me aktivitet fizik të jashtëzakonshëm dhe është e pabesueshme për të gjithë sesi ka ndodhur kjo vdekje e beftë dhe e papritur, ndërkohë që nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Një dashamirës dhe promovues i madh i sportit në vendin tonë duke përmendur këtu sportin e atletikës, notit, skive, futbollit dhe triathlonën.

Dha kontributin e tij modest për një shoqëri krijuese, ku sipërmarrja, Inovacioni, dhe biznesi social të përfaqësohej sa më mirë dhe sa më denjësisht nga të rinjtë për të dhënë rezultatet e pritshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49625 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE