Fitojnë katalanasit, do të kemi një përballje Real Madrid – Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fitojnë katalanasit, do të kemi një përballje Real Madrid – Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës!

Barcelona duke së është rikthyer në rrugën e duhur pasi ka triumfuar përballë Osasunës me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Levandovski dhe Lamin Jamal në pjesën e dytë ishin ata që vendosën fatin e këtij takimi, me Osasunën që provoi deri në fund të luftonte, por pa arritur të bënte surprizën e mbrëmjes, teksa ishin katalanasit ata që dominuan takimin. Kështu Barcelona shkon në finalen e Superkupës së Spanjës, aty ku do të ketë një “Klasike” me Realin e Madridit, me këtë të fundit që mundi Atletikon në gjysmëfinalen tjetër.

Katalanasit e nisën më mirë ndeshje, kur rrezikuan me anë të Ferran Torres pas vetëm tetë minutash, por që goditja e tij shkoi jashtë. Një mundësi të artë shënimi e pati edhe Robert Lewandowski (13’), por që portieri kundërshtar bëri një pritje fantastike. Sulmuesi polak nuk arriti të shënonte edhe pas gjysmë ore loje, ndërsa goditja e tij me kokë shkoi jashtë. Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 59-të, kur Lewandowski u asistua nga Ilkay Gundogan, për 1-0. Barcelona e vulosi fitoren me anë të Lamine Yamal, që realizoi në minutën e 90+3-të për 2-0, për të kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, aty ku të dielën përballet me Real Madridin në El Clasicon e parë për këtë vit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE