Google pushon nga puna qindra punonjës!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Google pushon nga puna qindra punonjës!

Google tha se do të pushojë qindra punonjës që punojnë në sektorin e “Asistentit zanor”, përfshirë qindra në rolin e përgjegjësit për Pixel, Nest dhe Fitbit. Ndërkaq qindra të tjerë janë të prekur, si punonjësit e ekipit inxhinierik. Google bleu kompaninë e fitnesit dhe monitorimit të shëndetit Fitbit për 2.1 miliardë dollarë në 2021, por ka vazhduar të nxjerrë versione të reja të Pixel Watch, një produkt që konkurron me disa nga pajisjet e Fitbit dhe gjithashtu me Apple Watch.

Një zëdhënës i kompanisë nuk specifikoi numrin e punonjësve që do të preken, si rezultat i ndryshimeve. Riorganizimi i disa skuadrave vjen në një kohë kur kompani si Microsoft (MSFT.O) dhe Google kanë vënë bast për adoptimin në rritje të teknologjisë gjeneruese të inteligjencës artificiale (AI) pas suksesit të ChatGPT të OpenAI. Vitin e kaluar, Google njoftoi planet për të shtuar aftësi gjeneruese të AI në asistentin e saj virtual.

Inteligjenca artificiale do të lejonte asistentin të bënte gjëra të tilla si të ndihmonte njerëzit të planifikojnë një udhëtim ose të përdorin emailet dhe më pas të bëjnë pyetje. Në janar 2023, Alphabet njoftoi planet për të shkurtuar 12,000 vende pune, ekuivalente me 6% të fuqisë punëtore të saj globale. Që nga shtatori 2023, Alphabet kishte 182,381 punonjës në mbarë botën.

Rikujtojmë, se Google ka larguar 13 aplikacione nga Play Store, menjëherë pasi ekspertët e sigurisë McAfee zbuluan se ato përmbanin virusin Xamalicious. Ky virus lejon shkarkimin e të dhënave në distancë, vetëm pasi të instalohet aplikacioni.Përdoruesit këshillohen që t’i fshijnë menjëherë këto aplikacione nga telefonat e tyre, para se telefoni i juaj të përfshihet nga virusi. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE