Ilir Shaqiri zbulon dy konkurrentët që do të përballen për çmimin e parë në BBV3

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ilir Shaqiri zbulon dy konkurrentët që do të përballen për çmimin e parë në BBV3

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” ka qenë balerini i njohur, Ilir Shaqiri.

Ai ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij si kryetar jurie në edicionin e dytë të spektaklit më të njohur të kërcimit në vend “Dancing With The Stars” dhe gjithashtu ka folur edhe për Big Brother VIP që pritet të nisë këtë të shtunë.

Ilir Shaqiri u shpreh se nga lista që është publikuar sheh dy konkurrentë favoritë që do të përballen me njëri tjetrin për çmimin final.

“E kam parë listën dhe me thënë të drejtën thashë nëse janë pjesëmarrësit apo rezultati final. Nga e gjithë ajo listë që doli njoh 5 ose 6 veta. Dhe të tjerët nuk I njoh sepse nuk na ka lidhur asghjë. Është një kast shumë i ndryshuar, me karaktere të ndryshme. E kam të qartë se kush do të jetë një lloj fërkimi shumë I fortë. E di që të dy do luftojnë fort për të arritur finale. Jul Deda dhe Romeo Veshaj”, deklaroi Ilir Shaqiri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE