Jasir Asani drejt Spanjës, do ta shohim kundër Realit dhe Barcelonës…

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jasir Asani drejt Spanjës, do ta shohim kundër Realit dhe Barcelonës…

Jasir Asani ishte padyshim zbulimi më i madh në këto ndeshje kualifikuese të Kombëtares tonë. Merita i takon padyshim trajnerit Sylvinho që vendosi ta ftojë sulmuesin në Kombëtare, pjesa tjetër është histori me golat e mrekullueshëm të Jasir Asanit. Futbollisti është me “valixhe në duar” dhe gati për ekipin e ri që do t’a rikthejë atë në Europë. Anësori që ishte një zbulim nga Silvinjo në edicionin kualifikues dhe shkëlqeu me Shqipërinë, mund të kalojë në kampionatin spanjoll. Siç u njoftua kohë më parë, Celta Vigo interesohet ende për Asanin. Klubi spanjoll e ka ndjekur që në fundin e muajit tetor, në kohën kur Asani shënonte disa perla për Kombëtaren. Në atë periudhë, klubi i tij, Guangiou kishte planifikuar rreth 1.5 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, por mesa duket, kjo shifër tashmë është rritur.

Mësohet se menaxheri i Jasir Asanit është në bisedime me disa skuadra, por gjithashtu Celta Vigo është ende e interesuar për 28-vjeçarin. Ndërkohë klubi në Korenë e Jugut ka rritur pretendimet për Asanin dhe kërkon që të arkëtojë një shumë pak më të madhe se 1.5 milionë euro që kishte llogaritur në fundin e muajit tetor. Asani ka edhe një vit kontratë me Guangioun. Sa i përket interesimeve të tjera, Franca po ashtu është një destinacion i mundshëm për Jasirin. Aktualisht kampionati në Korenë e Jugut ka mbaruar dhe sulmuesi i krahut është duke pushuar, pa harruar stërvitjen individuale për të mbajtur sado pak trupin në formë.

Kampionati në shtetin e largët rifillon në fundin e muajit shkurt, por gjithsesi Asani ka kohë gjithë janarin për të gjetur një ekip në Europë. Pritet të shihet nëse Celta Vigo dhe Guangiou do të gjejnë gjuhën e përbashkët. Klubi spanjoll po kalon një sezon të vështirë në La Liga, teksa është një pikë larg vendit që rrëzohet nga kategoria. Afrimi i Asanit mund t’i jepte një ndihmë për të kaluar këtë sezon të vështirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49584 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE