Jennifer Lopez poston në Instagram videon e Aulona Mustës

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jennifer Lopez poston në Instagram videon e Aulona Mustës

Dita sot për gazetaren Aulona Musta nisi më bukur nga ç’pritej.

Ajo ka realizuar një video me vajzën e saj Amarën, teksa kërcejnë me këngën virale të Jennifer Lopez “Can’t get enough”.

E duket se kjo i ka tërhequr vëmendjen këngëtares.

Jennifer ka pëlqyer videon e Aulonës në rrjetin social “Instagram” dhe e ka ripostuar në “story”. Përbri kësaj Aulona shkruan: “Dita nis bukur kur shikon që te ka hedhur JLO në story dhe ka bërë like videon.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49594 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE