Publikohet traileri i filmit “Back to Black” rreth jetës së Amy Winehouse!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikohet traileri i filmit “Back to Black” rreth jetës së Amy Winehouse!

Së fundmi u publikua traileri i parë i filmit rreth jetës së Amy Winehouse (Marisa Abela) e cila u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare. Klipi ofron pamje të shkurtra të suksesit dhe vështirësive të këngëtares legjendare ndërsa ajo ngrihet nga një këngëtare e panjohur në ikonë muzikore. Traileri mbulon gjithashtu jetën personale të së ndjerës, duke përfshirë romancën me Blake Fielder-Civil të luajtur nga aktori i Skins Jack O’Connell dhe marrëdhënien e ngushtë me nënën e saj Janis Winehouse portretizuar nga Lesley Manville e The Crown. Kasti përfshin gjithashtu Eddie Marsan, Bronson Webb, Ansu Kabia dhe Harley Bird.

Sipas një njoftimi për shtyp, “Back to Black” u bë me mbështetjen e plotë të “The Amy Winehouse Estate”, Universal Music Group dhe Sony Music Publishing. Filmi cilësohet si një vështrim i paparë kurrë në ngritjen e hershme të famës së fitueses britanike të Grammy dhe publikimin e albumit të saj novator në studio, “Back to Black”.

“Thënë nga këndvështrimi i Amy-t, filmi është një vështrim pas fenomenit dhe marrëdhënies që frymëzoi një nga albumet më legjendar të të gjitha kohërave”,-sipas përmbledhjes. Sipas People, ‘Back to Black’, e publikuar në albumin e saj me të njëjtin titull në 2007, fillimisht arriti në vendin e 25-të në tabelën e këngëve pop në Mbretërinë e Bashkuar të atij viti, përpara se të ngjitej në vendin e 8-të. 

Babai i Winehouse ka së fundmi paditur dy miqtë e vajzës së tij të ndjerë në Gjykatën e Lartë për pretendimet se kanë mbajtur fitimet nga shitja e sendeve të saj. Mitch Winehouse, një ish-shofer taksie, dëshiron të rikuperojë paratë që ai tha se duhet t’i paguhen fondacionit të krijuar në emër të këngëtares. E dashura e përfolur e Amy, Catriona Gourlay dhe stilistja Naomi Parry dyshohet se fituan një pjesë të 3.3 milionë paundëve të mbledhura gjatë një ankandi në Beverly Hills në Amerikë në vitin 2021. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50335 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE