Është në pronësi të klubit të Fiorentinës, sulmuesi shqiptar huazohet në ekipin e…

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Është në pronësi të klubit të Fiorentinës, sulmuesi shqiptar huazohet në ekipin e…

Sulmuesi shqiptar, Eljon Toçi do të nisë një eksperiencë të re me skuadrën e Pro Sesto. 21-vjeçari në pronësi të Fiorentinës është huazuar te skuadra e Serisë A, për të marrë më shumë minuta. I lindur në Dibër  më 9 janar 2003, Toçi ishte një ndër futbollistët më të spikatur te moshat e Fiorentinës ku mbajti dhe shiritin e kapitenit. Në korrik 2023 ai shkoi në huazim te Sestri Levante, me të cilin bëri 12 paraqitje midis kampionatit të Serie C, Grupi B dhe Kupës së Serie C të Italisë, teksa tashmë u bë pjesë e Pro Sestos që bën pjesë në Grupin A dhe në 20 ndeshje ka siguruar vetëm 16 pikë, duke u renditur në vendin e 18-të dhe është në luftë për mbijetesën.

Rikujtojmë se pak ditë më parë u publikua lajmi se Interi do t’i japë lamtumirën Kevin Zefit, siç raportohet nga “Sportitalia.” Irlandezi me origjinë shqiptare është në skadencë kontrate me Interin dhe pritet t’i bashkohet Romës, për të marrë kështu vendin e Kerubinit, ish-lojtarit verdhekuq që u transferua te Juventusi në kuadër të operacionit që solli Huijsen te Roma. Sulmuesi i djathtë është një profil interesant dhe në dy sezone e gjysmë me Interin ka arritur të lërë gjurmë falë 47 paraqitjeve, 25 golave dhe 11 asistimeve, ndërkohë që ka luajtur me zikaltrit U-17 dhe U-18. 18-vjeçari është kërkuar me ngulm nga drejtori i verdhekuqve Daniele Placido, që beson te potenciali i tij dhe shpreson të ketë realizuar goditjen e duhur për Romën dhe pse jo, edhe për të ardhmen e klubit kryeqytetas

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE