Po bllokon transferimin e Brojës tek Interi, ish mesfushori zikaltër: Ik nga aty…

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po bllokon transferimin e Brojës tek Interi, ish mesfushori zikaltër: Ik nga aty…

Armando Broja është mjaft i përfolur gjatë kësaj periudhe merkatoje se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, ku ofertat nuk mungojnë për sulmuesin. Edhe pse trajneri Pochettino disa ditë më parë, në një konferencë për mediat foli për rëndësinë e Brojës në ekipin londinez. Duket se Interi nuk është dorëzuar ende për shërbimet e Armando Brojës, me klubin zikaltër që e sheh sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e duhur për sulmin. Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit zikaltër, 22-vjeçari i Kombëtares shqiptare është opsioni numër një për sulmin nëse arrijnë largimin e Aleksis Sançezit. Kiliani nuk ka bërë thuajse asgjë që pas rikthimit të tij në Milano dhe për këtë arsye Interi kërkon që ta largojë me çdo kusht atë nga radhët e skuadrës. “Inter News” raporton se nëse Sançez largohet, atëherë do të fillojnë tratativat për Brojën në formën e huazimit.

Arturo Vidal ka qenë ndër ata që i ka bërë apel Sançezit të lërë Interin, aty ku atë nuk e duan, siç ka thënë kiliani më 7 janar.

Aleksis, nëse po më dëgjon, të lutem largohu nga Interi! Nuk duhet të ishte kthyer kurrë tek Interi, duhej të shkonte në një klub ku mund të kënaqej duke luajtur, ku mund të ishte i dashur nga njerëzit, por ai është kokëfortë. Lautaro është një sulmues i mirë, por si mund të mos luajë Sançezi për Interin? Luan Mkhitarian dhe jo ai, si është e mundur? Më vret të mendoj diçka të tillë. Trajneri thjesht nuk e do, ndryshe nuk do t’a fuste vetëm 9 minuta.

Pas mesfushorit edhe mediat kiliane (“La Tercera”) kanë kritikuar klubin zikaltër për minutazhin e pakët të Sançezit. Kujtojmë që Sançezi është kthyer si një bllokadë për Interin që të afrojë një sulmues tjetër këtë janar, me emrin e parë në listë që vazhdon të mbetet Armando Broja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE