Shkrumbohen nga zjarri pesë banesa në Burrel, banorët: Kishim lënë tre fëmijët vetëm në shtëpi…

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkrumbohen nga zjarri pesë banesa në Burrel, banorët: Kishim lënë tre fëmijët vetëm në shtëpi…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Burrelit ku si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur 5 banesa.

Sipas policisë lokale të Matit bëhet me dije se fillimisht zjarri ka rënë tek njëra banesë dhe më pas zjarri ka agravuar edhe tek banesat e tjera, të cilët ishin me çati të përbashkët.

Siç shihet edhe nga pamjet kanë shkrumbuar të gjitha orenditë e 5 shtëpive. Fillimisht zjarri është pikasur nga njëri prej banorëve, ku ka lajmëruar edhe banorët e tjerë të cilët kanë dalë nga banesat, ku më pas kanë njoftuar zjarrfikësen. Edhe pse zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje, nuk ka mundur të shpëtojë asnjërën nga shtëpitë, pasi zjarri ishte përhapur me shpejtësi.

Banorët e pesë banesave të djegura në Burrel shprehen se mbrëmë kanë rrezikuar jetën, por fatmirësisht arritën të dalin nga banesat.

Sipas tyre nuk mundën të nxjerrin asnjë orendi, për shkak të flakëvë.

“Kam dalë në 6:40 nga shtëpia për të shkuar në punë tek rrobaqepësja. Kam lënë tre fëmijët brenda, kanë shkuar në shkollë nga ora 7:00 dhe veç kur më kanë marrë në telefon. Kur kanë mbaruar shkollën fëmijët, kanë shkuar direkt tek tezja e vetë. Më merr komshija në telefon më thotë Dyshe të është djegur shtëpia. Kur kam ardhur kam parë flakën. Nuk e di mirë se cila shtëpi mori flakë e parë, por mesa thanë komshinjtë, është shtëpia ime. Nuk e di fare se kush ishte shkaku i zjarrit. Mbrëmë kemi ndenjur tek motra ime”, shprehet Dallëndyshe Skila.

Dava Zenelcanaj nëna e tre fëmijëve kërkon ndihmë nga instancat përkatëse pasi gjendja ekonomike është mjaft e vështirë pasi është e divorcuar.

Ndërkohë policia lokale ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit!

Aktualisht banorët e 5 banesave të djegura, natën e kanë kaluar tek të afërmit e tyre dhe se janë në pritje të një zgjidhje nga ana e bashkisë Mat.

Familjarët e shtëpive të djegura janë:

-Elton Pjetri, 5 anëtarë, tre prej tyre fëmijë

-Fatmir Bushati, 2 anëtarë

-Sokol Skilla, 5 anëtarë, tre prej tyre famijarë

-Dava Zenelcanaj, 4 anëtarë

-Isen Lika, 2 anëtarë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE