‘E ëma e zgjoi kur ra tërmeti’/ Daja flet për vdekjen e të riut në Lushnje

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘E ëma e zgjoi kur ra tërmeti’/ Daja flet për vdekjen e të riut në Lushnje

Lëkundjet e tërmetit të cilat u ndjenë mbrëmë në Lushnje rezultuan fatale për një 20-vjeçar.

Sipas familjarëve, i riu është zgjuar nga gjumi nga e ëma në momentin kur ka rënë tërmeti dhe ka pësuar infarkt. Mësohet se i riu ka rënë në tokë sapo ka lëvizur për të dalë jashtë. Nga deklarata e dajës së viktimës, Sokol Sina u shpreh se i riu vuante nga epilepsia.

“Ngjarja ka ndodhur pas tërmetit, motra ka thirri djali dhe i ka thënë se po bie tërmet. Në atë kohë, djali ngrihet dhe rrëzohet përtokë. E kapin, e tundim, infarkti ka bërë punën. Kanë njoftuar ambulancën, ka ardhur policia dhe e kanë marrë.

Në momentin që është ngritur ka rënë në tokë. Motra ime ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Djali ishte i vogli. Vuante nga epilepsia,” tha daja i 20-vjeçarit.

Kujtojmë se tërmeti i regjistruar mbrëmjen e djeshme ishte me magnitudë 4.6 ballë dhe epiqendra e lëkundjeve ishte mes Lushnjes dhe Elbasanit.

Banorët e Lushnjes lanë apartamentet dhe pavarësisht temperaturave të ulëta qëndruan jashtë nga frika. Lëkundjet e tokës u ndjenë edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE