Shpërthim vullkani në Islandë, një zonë e banuar në rrezik!

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthim vullkani në Islandë, një zonë e banuar në rrezik!

Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës për herë të dytë brenda më pak e një muaji, duke lëshuar lavë në drejtim të një zone të banuar aty pranë. Shpërthimi ndodhi sot pak para orës 08:00 të mëngjesit, pas një sërë tërmetesh në afërsi të qytetit Grindavik, siç njoftoi Zyra Meteorologjike e Islandës.

Banorët e këtij vendi u evakuuan gjatë natës. Këtë e raportoi televizioni islandez RUV.

Lava po rrjedh disa qindra metra në veri të vendit, pra 400 deri në 500 metra, tha Kristin Jonsdottir nga Zyra Meteorologjike e Islandës për televizionin RUV. Lava po rrjedh drejt Grindavikut.

Banorët e Grindavikut ishin evakuar nga shtëpitë e tyre edhe nëntorin e kaluar e nuk ishin kthyer në qytet për gjashtë javë, pas një sërë tërmetesh dhe shpërthimit të një vullkani që pasoi. Ata u kthyen më 22 dhjetor 2023.

Qyteti me 3.800 banorë në afërsi të aeroportit kryesor të Islandës u evakua më 10 nëntor kur një sërë tërmetesh shkaktuan çarje të tokës mes Grindavikut e Sylingarfellit, një qytet i vogël mes bjeshkëve në veri.

Prej atëherë janë ndërtuar mure mbrojtëse përreth vullkanit me shpresën e devijimit të magmës larg vendbanimit. Por, muret e ndërtuara në veri të Grindavikut janë rrëzuar dhe lava po lëviz në drejtim të qytetit, bëri të ditur shërbimi meteorologjik.

Në Islandë ndodh shpërthimi i një vullkani çdo katër-pesë vjet mesatarisht. Në vitin 2010 ndodhi shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull, më i madhi në vitet e fundit, duke lëshuar re të mëdha hiri në atmosferë, gjë që shkaktoi mbylljen e hapësirave ajrore në Europë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50538 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE