Shqipërisë iu dorëzuan dy helikopterët e parë ushtarakë Black Hawk/SHBA: Historike!

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipërisë iu dorëzuan dy helikopterët e parë ushtarakë Black Hawk/SHBA: Historike!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dorëzuan Shqipërisë porosinë e parë prej dy helikopterësh ushtarakë UH-60 Black Hawk, duke e cilësuar “historike” mbërritjen e tyre në Tiranë. Eshtë fjala për helikopterët e parë të këtij lloji të blerë nga vendi ynë në SHBA, falë ndihmës amerikane në vlerë 50 milion dollarë.

Në një njoftim në Facebook, Ambasada amerikane në Tiranë shkroi se “helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të Forcave Ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje”.

Selia diplomatike e Uashingtonit, thekson:

Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.

Mbërritjen e këtyre helikopterëve, kryeministri Edi Rama, e cilësoi si investim “shumë të rëndësishëm për sigurinë e vendit, në bashkëpunim me aleatin strategjik, SHBA”. Në rrjetin social Facebook, nënvizoi se “ky investim ndikon drejtpërdrejt në rritjen dhe modernizimin e Forcave Ajrore të Shqipërisë”.

Edhe ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, e quajti “të rëndësishëm” për vendin pajisjen me helikopterët dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Peleshi shtoi se “mbrojtja dhe siguria e vendit mbeten prioritet absolut”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE