Çfarë nuk dini për Gjibraltarin…

vovalbania January 15, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë nuk dini për Gjibraltarin…

Më mirë vonë se kurrë është një shprehje. Gjibraltari mund ta quajë më në fund zyrtarisht veten qytet, 180 vjet pasi ky status iu dha për herë të parë nga Mbretëresha Victoria. Territori britanik përtej detit e kishte ripërtërirë kërkesën në fillim të vitit 2022, si pjesë e jubileut të Platintë të Monarkes.

Por kur studiuesit kontrolluan Arkivat Kombëtare, panë se ai ishte njohur s ii tillë që në 1842. Statusi, tashmë rikonfirmohet në mënyrë zyrtare. Boris Johnson e përshkroi këtë zhvillim si kremtim të historisë dhe dinamizmit të pasur të kësaj zone. Gjibraltari ka qenë territor britanik përtej detit që nga viti 1713, kur iu dorëzua Britanisë sipas një traktati paqeje të nënshkruar pas Luftës së Trashëgimisë Spanjolle.

Gjibraltari, apo “Kepi i Tarikut”, është territor britanik, i cili ndan Spanjën me Marokun, ndërsa pjesët tjera janë të rrethuara nga Deti Mesdhe dhe Oqeani Atlantik. Shtrihet në një sipërfaqe të vetme prej 6.7 km² katrorë, ndërsa banojnë rreth 30.000 banorë. Pozicioni gjeografik cilësohet si tepër strategjik për faktin se kontrollon hyrjen e anijeve në Detin Mesdhe. Statusi i Gjibraltarit është subjekt i kontestit katërshekullor mes Spanjës dhe Britanisë së Madhe.

Gjibraltari ka vetëm 29 kilometra rrugë. Ekzistojnë vetëm dy destinacione; Tuvalu dhe Ishulli i Kokosit. Automjetet lëvizin në anën e djathtë, për dallim nga Britania e Madhe. Shpella e GorHamit, pjesë e kompleksit prej katër shpellave detare, është njëra ndër risitë më të mëdha në Listën e UNESCO-s të vitit 2016. Është njëra ndër vendbanimet e fundit të neandertalëve në Evropë dhe përmban gravura të vjetra 39.000 vjet, të cilat shpesh përshkruhen si një ndër shembujt më të hershëm të artit abstrakt.

Xhamia më jugore në Evropë gjendet në Gjibraltar. Xhamia e Ibrahim-al-Ibrahimit është dhuratë e Mbretit të Arabisë Saudite dhe njëra ndër më të mëdhatë në territor jomysliman. Njëra ndër pistat më të çuditshme në botë gjendet pikërisht në Gjibraltar.

Në Gjibraltar flitet gjuha latino dhe paraqet një përzierje të çuditshme të gjuhëve andaluziano-spanjolle dhe angleze, me disa fjalë portugeze dhe malteze, dialektin mesjetar të Gjenovës dhe madje të prejardhjes hebraike. Vendi i vetëm në Evropë ku mund të gjenden majmunët e egër.

Rreth 300 majmunë pasardhës nga Afrika Veriore shëtisin në rezervatin natyror në Gjilbartar dhe herë pas herë marrin ushqim nga çantat e turistëve. I tërë Gjibraltari është i pajisur me tunele të cilat janë ndërtuar si sistem i mbrojtjes gjatë rrethimit, mirëpo më i njohuri është tuneli i Rrethimit të madh, si edhe tunelet nga Lufta e Dytë Botërore.

Nuk ekzistojnë lumenj, as rrjedha uji. Uji i shirave duhet patjetër të mblidhet dhe të ruhet në rezervuarë nëntokësor. Ekzistojnë rreth 20 kompani online për baste dhe lojëra në Gjibraltar, në të cilat janë të punësuar 3.000 veta, që është pothuajse një e dhjeta e popullsisë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE