“I mbyllën gojën” në parlament, Begaj jep mesazhin nga Presidenca: Kuvendi ka nevojë për opozitën!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“I mbyllën gojën” në parlament, Begaj jep mesazhin nga Presidenca: Kuvendi ka nevojë për opozitën!

Në pamundësi për të mbajtur fjalën e tij në nisje të sesionit të ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti Bajram Begaj ka dalë në konferencë për shtyp nga presidenca. Ai u shpreh se çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit, ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë. Në fjalën e tij Begaj pati një apel ndaj partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

 “Deputetët të gjejnë gjuhën e përbashkët. Kuvendi të jetë tempulli i shpalosjes së vlerave më të mira të vendit. Kuvendi është hapësira e debateteve ku profesionistë të ndryshëm, media, student, shoqëria civile, diaspora dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme sociale e të pakicave kombëtare, të kenë mundësi të përfshihen e të dëgjohen.

Kuvendi ka nevojë për opozitën zërin e saj argumentat e saj si dhe përballja në debate me ide dhe argumente. Demokracia është një proces që jetësohet nga përkushtimi për konsolidimin e saj”, tha Begaj.

“Me dashurinë për Shqipërinë, me respektin për qytetarët të cilët ju kanë zgjedhur, me përgjegjësinë madhore që mbart detyra e përfaqësimit, ju deputetë mund dhe duhet të gjeni gjuhën e përbashkët dhe të krijoni një atmosferë ku mbizotëron dialogu, interesi publik dhe kombëtar”, shtoi ai.

Ndërsa nënvizoi se Kuvendi ka nevojë për opozitën, për zërin dhe argumentat e saj,, Presidenti kërkoi që interesat partiake mos bëhen pengesë për zhvillimin e vendit si dhe mos pengojnë integrimin.

“Interesat partiake nuk mund të bëhen pengesë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin social- ekonomik të vendit dhe, për situatën ku ndodhemi, për ecurinë e procesit integrues në BE. Ky sesion parlamentar është një mundësi e re për ju deputetë që të ri-orientoni dialogun për të mirën e përbashkët, interesin kombëtar dhe konsolidimin e pozitave të Shqipërisë në rajon, me BE-në dhe aleatin tonë stategjik SHBA. Ky sesion i ri parlamentar është një mundësi e re për ju deputetë që të ri-orientoni dialogun për të mirën e përbashkët, interesin kombëtar dhe konsolidimin e pozitave të Shqipërisë në rajon, me BE-në dhe aleatin tonë stategjik SHBA. Ndaj uroj t’i riktheheni bashkëpunimit parlamentar dhe të rigjeni qëllimin e humbur”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48656 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE