“Nuk dua që vajza ime të rritet me prindër të ndarë”- Elia Zaharia reagon pasi Princ Leka konfirmoi ndarjen

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk dua që vajza ime të rritet me prindër të ndarë”- Elia Zaharia reagon pasi Princ Leka konfirmoi ndarjen

Ditën e sotme Princ Leka konfirmoi publikisht ndarjen nga Elia Zaharia.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Princ Leka u shpreh ndër të tjera: “Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre ti jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore”.

Pas Princit Leka edhe Elia Zaharia ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen dhe nisjen e procedurave të divorcit ndonëse ky realitet, siç shprehet ajo, nuk e lumturon për aq kohë sa mes ish-çiftit është fëmija i tyre.

“Miq dhe dashamirës, Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizmin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!  Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkruan ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE