Reformë Zgjedhore/ Socialistët zgjedhin të ndryshojnë ligjin zgjedhor me Lulzim Bashën!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reformë Zgjedhore/ Socialistët zgjedhin të ndryshojnë ligjin zgjedhor me Lulzim Bashën!

Të mandatuarit e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Komisionin e Reformës Zgjedhore duket se kame gjetur gjuhën e përbashkët për të rinisur punën për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë hedhur firmat e tyre mbi letrën dërguar prezencës se OSBE ne Tirane ku i kërkohet eksperte ne fushën e zgjedhjeve për të asistuar punën e këtij komisioni

Lëvizjet për Reformën Zgjedhore i konfirmoi dhe Lulzim Basha në oborrin e parlamentit i cili nuk nguroi te marre meritat për zhbllokimin e ngërçit

 “Ne bashkëpunim  me aleatet strategjik pd si udheheqese e procesit ia ka dale te binde palën tjetër për të nisur punën për komisionin bipartizan”- tha Basha pa dhënë detaje se kur do të mblidhet komisioni i Reformës Zgjedhore.

Asistenca që i kërkohet OSBE është në nivel teknik dhe jo politik, pasi mesa duket kjo negociatë është arritur tashme mes PS dhe PD zyrtare.

Socialistët kanë zgjedhur mesa duket të ndryshojnë rregullat elektorale me demokratët e Lulzim Bashës duke i mbyllur derën Gazment Bardhit i cili kërkon largimin e Enkelejd Alibeaj nga drejtimi i komisionit dhe caktimin e një përfaqësuesi të ri për demokratët.

I menjehershem reagimi i OSBE-së, qe shpreh gatishmerine per te asistuar palet per reformen zgjedhore:

Koha deri në zgjedhjet e 2025-s është e shkurtër dhe mbetet shumë për të bërë. @OSCEinAlbania është e gatshme të ndihmojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50816 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE