Sot 15 janar, dita më stresuese e vitit!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot 15 janar, dita më stresuese e vitit!

Ajo që njihet gjerësisht si Hëna Blu, apo dita më stresuese e vitit eshte e hëna e tretë e Janarit. Këtë vit, kjo ditë e zymtë është pikërisht sot. Mendohet se kjo është koha kur kanadezët shohin më pak diell, njerëzit në përgjithësi nuk kanë shumë oreks për të ngrënë dhe nisin e kuptojnë se nga gjithë ato plane që bënë për Vitin e Ri, deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar, pa llogaritur borxhet apo dëshirën që ditët e ftohta të mbarojnë sa më shpejt.

Pra, a është e hëna blu me të vërtetë dita më dëshpëruese e vitit? Jo! Ishte një marifet marketingu për të shitur paketa udhëtimesh. Ideja për Hënën Blu sipas disa faqeve website lindi për herë të parë në vitin 2005 nga një agjenci udhëtimesh me emrin Sky Travel dhe u quajt dita ku askush nuk ka dëshirë të udhëtojë nën qiellin gri dhe kjo agjenci e përdori termin për të ngjallur më shumë interes e për të tërhequr më shumë klientë.

Por, pse flitet ende për të? Ndoshta sepse lidhet me diçka që shumë njerëz e ndiejnë. Mund të jetë një simptomë e një gjendjeje të vërtetë mjekësore që njihet si çrregullim afektiv sezonal. Sipas Dr.Shah, mënyra më e lehtë për të filluar veprimin kundër SAD është ekspozimi në dritë.

Gjatë kësaj kohe, ju mund të keni ndjenja trishtimi dhe të ndiheni melankolikë.“Në përgjithësi ka më shumë trishtim në kohën e dimrit”,-tha Dr. Ravi Shah, psikiatër në Qendrën Mjekësore Irving në Universitetin Columbia. Janari mund të jetë një kohë depresive për shumëkënd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve apo njerëzve që braktisin punën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE