Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare/Ina Xhaxhos iu refuzua 6 herë licensa!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare/Ina Xhaxhos iu refuzua 6 herë licensa!

Klinika dentare “Splendent”, ku mori trajtim dhe më pas ndërroi jetë 3-vjeçari B.S e ka marrë licencën një muaj pas ngjarjes tragjike. Ina Xhaxho mori licensën e subjektit më 31 tetor 2023, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fillim të tetorit. Sipas dokumentit të Qendrës Kombëtare të Licencimit, fillimisht kërkuesit iu refuzua 6 herë marrja e lincensës me argumentin se nuk përmbush kriteret përkatese.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Gjyshi i 3-vjeçarit tha se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.

Nga ana tjetër babai i fëmijës 3 vjeçar, Bledar Spahiu ka deklaruar në polici se e çoi për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.

Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte.

Pasi kanë shkuar në banesë, fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë klinikën private në telefon, por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, ku duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e dërguan në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jetë për dy ditë rresht, fëmija ndërroi jetë në spital. Prindërit thanë në atë kohë se djali kishte rënë në gjendje kome pas anestezisë./Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49626 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE