Armando Broja zgjidhet në formacionin e javës…

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armando Broja drejt largimit nga Chelsea, shkak shoku i Cristiano Ronaldos në kombëtaren portugeze!

Armando Broja është mjaft i përfolur gjatë kësaj periudhe merkatoje se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, ku ofertat nuk mungojnë për sulmuesin. Edhe pse trajneri Pochettino disa ditë më parë, në një konferencë për mediat foli për rëndësinë e Brojës në ekipin londinez. Armando Broja është kthyer në këto javë në një titullar të paprekshëm në radhët e Çelsit. Ndonëse ai nuk ka shënuar me rregullsi siç do të dëshironte në portat kundërshtare, paraqitjet e tij kanë qenë mëse pozitive.

Kjo shihet edhe nga fakti se Broja ka qenë një nga lojtarët më të vlerësuar në fitoren e Çelsit me shifrat 1-0 ndaj Fullhemit. Ai luajti më i zhvendosur në krah dhe tregoi se sa vlen edhe duke u përshtatur me një model të ri loje, ku rëndësi kanë më shumë driblimet dhe pasimet. Si rrjedhojë, duke u bazuar te nota që ka marrë për statistikat që regjistron gjatë ndeshjes, Broja është përzgjedhur në formacionin e javës në Premier Ligë nga faqja e njohur e statistikave sportive “WhoScored”. Në këtë rreshtim, sulmuesi shqiptar përbën treshen e sulmit përkrah Hojlund të Mançester Junajitd dhe Riçarlison të Totenhemit. Ndërkaq, në këtë rreshtim ka edhe emra të tjerë të njohur si De Bryjn, Rodi apo Enco Fernandez.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49277 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE