Heidi i kopjoi fustanin? Reagon Jori Delli

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Heidi i kopjoi fustanin? Reagon Jori Delli

Heidi Baci është një nga banoret e shtëpisë së BBV, e cila ndonëse ende nuk është përfshirë në debate, emri i saj nuk kalon pa u komentuar në rrjet.

Me hyrjen e saj në shtëpinë e BBV të shtunën që lamë pas, rrjeti kapi një detaj.

Fustani që Heidi zgjodhi të vishte për të hyrë në shtëpi, ishte i njëjtë me fustanin që Jori veshi në premierën e “Në kuadër të dashurisë” në tetor.

Sipas rrjetit, Heidi po ‘kopjon’ Jorin që me hyrjen e saj në shtëpi. Lidhur me këtë, vet Jori ka postuar një Instastory të hyrjes së banores, ku shkruan:

“Pse të gjitha shkruani që më kopjoi? Nuk e kam shpikur unë këtë fustan. Vishuni si të doni e mos e vrisni fare. Gjithsesi më pëlqen shumë Heidi edhe si i rri fustani.”

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50495 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE