Kim Jong Un shuan planet për bashkim mes dy Koreve: Do të përgjigjemi më ashpër nëse do të ketë provokime!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kim Jong Un shuan planet për bashkim mes dy Koreve: Do të përgjigjemi më ashpër nëse do të ketë provokime!

Lideri verikorean, Kim Jong Un tha sot se bashkimi me Korenë e Jugut nuk është më i mundshëm dhe që duhet ndryshuar Kushtetuta për ta shpallur atë “armik kryesor”.

Kim ka thënë se tri organizatat që merren me çështje të bashkimit duhet të mbyllen, sipas medias shtetërore KCNA.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka thënë se do të përgjigjet më ashpër, nëse do të ketë provokime prej Koresë së Veriut.

Dy Koretë janë ndarë prej Luftës Koreane, që ka përfunduar më 1953.

Ato nuk kanë nënshkruar traktat të paqes, prandaj teknikisht janë në luftë qysh atëherë.

Në një fjalim të mbajtur para Asamblesë Supreme Popullore – parlamentin verikorean – Kim ka thënë se Kushtetuta duhet të ndërrohet për t’i edukuar verikoreanët që Koreja e Jugut është “armik kryesor”.

Ai ka thënë që nëse shpërthen lufta në Gadishullin Korean, Kushtetuta e shtetit duhet të reflektojë çështjen e “pushtimit”, dhe “inkorporimit” të Koresë së Jugut në territorin e vet.

Kim, i cili ka zëvendësuar babanë e tij, Kim Jong-il, si lider verikorean më 2011 – ka thënë se Koreja e Veriut “nuk dëshiron luftë, mirëpo nuk synon ta shmangë atë”, sipas medias shtetërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50532 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE