Zënka midis Meri Shehu dhe Rike Roçi sjell brenda shtëpisë hatërmbetje të vjetra midis njëra-tjetrës!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zënka midis Meri Shehu dhe Rike Roçi sjell brenda shtëpisë hatërmbetje të vjetra midis njëra-tjetrës!

Mbrëmjen e së shtunës në ekranin e madh të Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP”, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti që të gozhdonte para ekranit teleshkuesit. 18 banorë janë bërë pjesë e shtëpisë me të famshme në Shqipëri dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Biletat e fati të Lori Coffee të shpërndara nga Rike është një tjetër situatë e spikatur në shtëpi gjatë 72 orëve të para. Kujtojmë se dy banoret, të cilat mbetën pa biletë janë Meri dhe Ilnisa, teksa kjo gjë është pasuar me debate.

Rike: Unë mendoj dhe ndjeva se si Gazi si Juli e thanë me shaka. Ndërsa sa i përket Merit dhe Ilnisës ishin reale me atë që thanë. Ilnisa donte të më vendoste në lojë, kurse Meri e kishte nisur BBV dy ditë para.

Meri: Si mund të mos më japësh biletë mua për ato që kanë ndodhur jashtë BBV, është goditje poshtë belit zonjë. Pse duhet të penalizohem unë për një gjë që ka ndodhur në ashensor, kisha hallet e mia, kisha bërë një zgjedhje të vështirë.

Rike: Vetëm kulturë që nuk ke ti Meri.

Meri: Nuk jam në moshën e mamasë tënde unë, ti je 40 vjeç mi.

Rike: Për moshën që ke ti nuk ke kulturë.

Ledion: Të mos merremi me moshën, sepse kjo është një budallallëk me brirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51262 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE