Njihuni me parashikimin e motit për sot, e mërkurë 17 janar 2024!

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me parashikimin e motit për sot, e mërkurë 17 janar 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme  atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, si dhe me intervale të herëpashershme me diell (kthjellime) kryesisht në zonën e qendrës dhe atë të jugut. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme e me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Në zonën e veriperëndimit, reshjet priten me intensitet kryesisht mesatar ndërsa në orët e mbrëmjes, reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era bëhet relativisht intensive e fiton shpejtësi 12-18 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
8/15
Re shi

Kukës
5/12
Re shi diell

Lezhë
11/16
Re shi

Dibër
7/10
Re shi diell

Durrës
10/18
Re shi diell

Tiranë
12/18
Re shi diell

Elbasan
8/17
Re shi diell

Berat
10/20
Re shi diell

Vlorë
12/19
Re shi diell

Korçë
5/10
Re shi diell

Gjirokastër
8/13
Re shi diell

Sarandë
9/16
Re shi diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE