Reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme  atmosferike si rezultat i ndikimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet te ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veri me intensitet deri mesatar. Në jug reshje shiu me intensitet të ulët e lokal.

Mjegull e dendur/ mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 1-7m/sek, ndërsa në bregdet e lugina era fiton shpejtësi 12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2 3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  5 deri 12°C

në zonat e ulëta 8 deri 20°C

në zonat bregdetare 9 deri 19°C

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE