Jo vetëm futbollistë, Arabia Saudite kërkon Ancelottin si trajner…

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ançeloti jep lajmin: Ja çfarë ndodh pas përfundimit të kontratës me Real Madrid!

Era ka ndryshuar drejtim në Spanjë dhe ajo po fryn nga Madridi. Nga viti 2008 deri në vitin 2019, Barcelona ishte zot në “El Clasico”. Faza më e shkëlqyer në historinë e klubit katalanas u pasqyrua në rezultatet ndaj Realit, i cili mundi të fitonte vetëm 10 nga 39 ndeshje. Por duke filluar nga viti 2020, skuadra e bardhë ka gjetur formulën të ndryshojë rolet duke u kthyer nga e ndjekëse në e ndjekur. I tillë ka qenë revolucioni për Realin e Madridit që mund të mburret se ka arritur serinë më të mirë të rezultateve (fitoreve) kundër Barcelonës në pothuajse 60 vjet. Carlo Ancelotti është padyshim një figurë e rëndësishme në këto suksese të klubit madrilen.

Arabia Saudite ka hedhur sytë nga familja Ancelotti dhe një ofertë marramendëse i ka ardhur pjesëtarit të stafit teknik të Real Madrid për të marrë drejtimin e një klubi në Lindjen e Mesme. Nuk bëhet fjalë për Carlon, i blinduar tashmë nga Real Madrid, por djalin e tij, Davide. Ky i fundit është zëvendëstrajner te madrilenët, duke qenë prej vitesh krahu i djathtë i teknikut italian në aventurat e tij në pankina të ndryshme. Pikërisht eksperienca që ka bërë ai përkrah një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit botëror ka shtyrë një klub të paidentifikuar nga Arabia Saudite që t’i bëjë një ofertë shumë tunduese, me një rrogë shumë të lartë.

Por sipas “AS”, Davide ka refuzuar ofertën në fjalë, duke vendosur që të qëndrojë përsëri nën urdhrat e të atit, duke drejtuar Realin. Meqë është vetëm 34-vjeçar, ai e ka parë më të arsyeshme që të vazhdonte përkrah “Don Karlos” derisa ky i fundit të mbyllë karrierën e tij në pankina, i bindur se më pas do të ketë kohën e mjaftueshme për të qenë vetë trajner i parë në klube të njohura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE