Media e njohur angleze e konfirmon: Chelsea ka vendosur të shesë Armando Brojën…

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Broja drejt largimit nga Chelsea?! Trajneri Pochettino flet qartë për të ardhmen e sulmuesit kuq e zi…

Armando Broja është mjaft i përfolur gjatë kësaj periudhe merkatoje se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, ku ofertat nuk mungojnë për sulmuesin. Edhe pse trajneri Pochettino disa ditë më parë, në një konferencë për mediat foli për rëndësinë e Brojës në ekipin londinez. Së fundmi Inter dhe West Ham kanë dal në skenë si dy ekipet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit kuq e zi. Rikujtojmë se Interi nuk është dorëzuar ende për shërbimet e Armando Brojës, me klubin zikaltër që e sheh sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e duhur për sulmin. Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit zikaltër, 22-vjeçari i Kombëtares shqiptare është opsioni numër një për sulmin nëse arrijnë largimin e Aleksis Sançezit. Kiliani nuk ka bërë thuajse asgjë që pas rikthimit të tij në Milano dhe për këtë arsye Interi kërkon që ta largojë me çdo kusht atë nga radhët e skuadrës.

Armando Broja është në shitje dhe Chelsea është gati ta lërë të largohet edhe nëse nuk do të blejë lojtar tjetër për repartin e sulmit në janar. Ky është lajmi i bujshëm që vjen sot nga prestigjiozja “The Athletic”, që bën të ditur se blutë londinezë janë gati t’i japin lamtumirën sulmuesit të Kombëtares shqiptare që në janar. Në artikullin e portalit të njohur sportiv shkruhet:

Chelsea ka dëshirë të lejojë Armando Brojën të largohet në mënyrë permanente dhe një largim i tij i mundshëm nuk është në varësi të blerjes së një zëvendësuesi nga Çelsi. Ka interes nga disa klube të ndryshme për sulmuesin 22-vjeçar, përfshirë Fulham, West Ham dhe Wolverhampton. Çdo interes për një rekrutim të ri në janar apo në verë, nuk ka lidhje me situatën e Brojës, teksa Kristofer Nkunku pritet të kthehet nga dëmtimi shpejt

Një lajm i tillë, qartësisht hap ankandin për Brojën, me klubet e interesuara që tashmë duhet të bëjnë një propozim konkret për sulmuesin shqiptar, i cili kërkon të aktivizohet rregullisht. Pak ditë më parë u raportua se Chelsea kërkon 30 milionë paund për shitjen e kartonit të tij, duke frenuar disi interesimin e klubeve të tjera që mendojnë se kjo shifër është shumë e lartë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49627 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE