Ndryshoi gjininë, transgjinori që dikur ishte ‘bodybuilder’ tregon vështirësitë që pati për të humbur muskujt!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshoi gjininë, transgjinori që dikur ishte ‘bodybuilder’ tregon vështirësitë që pati për të humbur muskujt!

Së fundmi mundësi legjendar i sportit të WWE, Gabbi Tuft, ka ndërruar gjininë e tij duke u kthyer krejtësisht në grua, ndërsa është kthyer edhe në një fenomen në rrjetin social TikTok. Ish-mundësi i WWE tha në deklaratën e tij të fundit se:

Mundësi 127 kilogramësh dhe bodybuilderi që të tjerët shikonin në ekran apo live në sallat e tejmbushura të këtij sporti aq shumë të dashur, kur shihej para pasqyrës ishte një tjetër person.

Ylli i WWE-së ka treguar përvojën frustruese të humbjes së masës muskulore për të arritur një trup më “femëror”. Gabbi, e lindur në San Francisco dhe 45 vjeçe tregoi hapur për përpjekjen e vështirë për të ndryshuar kompozicionin e trupit dhe për të lënë pas muskujt. Në kulmin e karrierës së tij si ‘bodybulider’, sportisti peshonte 127 kilogramë dhe kishte vetëm gjashtë deri në 8% yndyrë në trupin e tij. Megjithatë, që nga momenti kur ndërroi gjininë, Gabbi ka humbur rreth 45 kilogramë dhe ka shtuar peshë yndyrore për të ndihmuar në formimin e trupit që dëshironte.

Por, arritja e trupit femëror të ëndrrave të tij nuk ka qenë e lehtë. Tani, ish-ylli i WWE-së ka zbuluar betejën e vështirë për të humbur masën muskulore. Duke folur në një intervistë për Business Insider, 45-vjeçarja zbuloi se si ajo ndryshoi mënyrën e saj të të menduarit për të zhvilluar trupin e saj.

Pasi nuk kishte udhëzime të besueshme se si të humbje masën muskulore si një person transgjinor, unë duhej ta kuptoja këtë vetë. Në fund e arrita, por nuk ishte një udhëtim i lehtë.

Ajo tregoi se në fillim të udhëtimit të saj, iu drejtua çdo trajneri të fitnesit që njihte dhe kërkoi këshillat e tyre se si të humbte peshë dhe masën muskulore. Megjithatë, ata i këshilluan atë që thjesht të ngrinte pesha më të lehta, të cilat e ndihmuan të bëhej e hollë, por nuk çuan në humbjen e masës së saj muskulore.

Ishte një fillim i mirë, por trupi im vërtet filloi të transformohej kur zbulova një mënyrë për të detyruar trupin tim të përdorte muskujt si burim energjie. 

Sportistja u përqendrua në kalimin në versionin e saj të dietës keto që përfshinte vetëm proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Ajo shpjegoi se kjo e ndihmoi trupin e saj të kthente muskujt në glukozë, në vend të karbohidrateve dhe sheqernave. Gabbi filloi agjërimin ndërmjetës dhe ndoqi një regjim të rreptë stërvitjeje që e pa duke bërë sasi të mëdha kardio.

Masa muskulore filloi të hiqej shpejt. Ishte e mahnitshme për t’u parë.

Karriera profesionale e Gabbit në WWE zgjati nga viti 2008 deri në vitin 2012, duke pasur paraqitje në: Smackdown, Raw dhe Wrestlemania. Sipas Gabbit, iu deshën dy vjet për të gjetur një regjim të stërvitjes dhe të dietës që e ndihmoi të arrinte dhe të mbante trupin e dëshiruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE