Sherr dhe të shara me presidentin e klubit, ja prapaskenat e shkarkimit të Jose Mourinhos…

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkarkimi i Mourinhos nga Roma, reagon futbollisti shqiptar!

U përfol prej ditësh në media për një largim të mundshëm të trajnerit të Romës por tashmë është bërë gjithçka zyrtare. Trajneri Jose Mourinho u shkarkua nga pankina e Romës dy ditë pas humbjes ndaj Milanit. Pas kësaj disfatë verdhekuqtë renditen në vendin e 9-të në Seria A ndërsa pak ditë më parë u eliminuan nga Kupa e Italisë, nga Lazio. Mesatarja e pikëve të Murinjos është 1.614 në 96 ndeshje në Serie A, që e vendos atë në vendin e 16-të në ekipin e të gjitha kohërave të Romës. Portugezi largohet nga klubi pas 138 ndeshjesh, nga të cilat 68 fitore, 30 barazime dhe 40 humbje. Rikujtojmë që Mourinho qëndroi dy sezone e gjysmë tek Roma, kohë gjatë të cilës fitoi një Ligë Konferencë në finalen që u zhvillua në Tiranë dhe humbi një finale Lige Europe. Pas këtij vendimi, portugezi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter. Ai ka postuar foton me trofeun e Ligës së Konferencës në dorë, të cilin e fitoi në finalen e Tiranës ndaj Feynordit. Me dy fjalë të vetme ai ka përshëndetur popullin verdhëkuq: “Mirupafshim Roma”. Pasuesi i tij është ish-kapiteni verdhekuq, Daniele De Rosi. Italiani dhe ish-kapiteni i verdhekuqve, merr detyrën e trajnerit të ekipit të tij të preferuar.

Corriere Dello Sport” ka zbuluar se të martën ishte organizuar një takim në orët e para të mëngjesit në ambientet e klubit. “Eja në zyrën time”, ishte mesazhi i Dan Fridkin për Murinjon.  Presidenti kishte udhëtuar posaçërisht nga SHBA për të takuar portugezin dhe për t’i shpjeguar arsyet e shkarkimit. Kjo gjë ndodhi pak pas orës 8, kur bashkë me të birin, Rajan, u takuan me portugezin në klubin verdhekuq. Por Mourinho nuk e ka pritur mirë këtë shkarkim.

Raportohet se mes palëve ka nisur një sherr i mirëfilltë me tone të larta e fyerje në gjuhën angleze, pasi palët i kaloni njëra-tjetrës përgjegjësinë për situatën e Romës dhe krizën e rezultateve. Megjithatë, vendimi ishte përfundimtar dhe i pakthyeshëm, duke bërë që rreth orës 09.30 të komunikohej zyrtarisht për publikun shkarkimi i Mourinho.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE