Tha se është aktor më i mirë se këngëtar, Ermal Mamaqi sqaron deklaratën e tij për Luiz Ejllin: Bëri goditje poshtë brezit…

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tha se është aktor më i mirë se këngëtar, Ermal Mamaqi sqaron deklaratën e tij për Luiz Ejllin: Bëri goditje poshtë brezit…

“Ishte aktor i mirë. Mu duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent”. Kështu u shpreh Ermal Mamaqi para ca kohësh në emisionin “Më lër të flas”, teksa po komentonte Luiz Ejllin si aktor në filmin “Në kuadër të dashurisë”.

Këtij komenti i është kundër përgjigjur këngëtari i dashur për publikun po në emisionin “Më lër të flas”, në Top Channel. Kur vëllezërit Veshaj i rikujtuan deklaratën e Mamaqit, u duk sikur Luizit nuk i ka pëlqyer aspak.

 “Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush ble librin e tij, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, tha këngëtari sot në “Më lër të flas”, tha fituesi i edicionit të dytë të BB VIP.

Producenti i njohur, Ermal Mamaqi, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku ndër të tjera e ngacmuan edhe në lidhje me deklaratat e Luizit.

Ai u shpreh se deri te pjesa “është shkrimtar më i mirë se humorist” është “ok”. Mamaqi shtoi se Luizi bëri një goditje poshtë brezit me historinë që ka treguar.

“Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë histori që tregoi. Por unë kam thënë diçka të sinqertë”, tha Ermali.

Kur moderatorët i thanë se ‘ai e ka marrë sikur e ke tallur’, Mamaqi u shpreh se ai nuk ka thënë se nuk di të këndojë.

“Mua më pyetën nëse më pëlqeu si aktor në film. Po më ka pëlqyer dhe po flas seriozisht. Nuk i kam ndjekur shumë këngët e tij. Më vjen keq”, tha Ermali.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49414 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE