Alibeaj nuk shkoi në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore të bllokuar, por rikujtoi propozimet!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Alibeaj nuk shkoi në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore të bllokuar, por rikujtoi propozimet!

Ndërsa për shkak të bllokimit nga një pjesë e opozitës dështoi mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore ku Gjiknuri-Alibeaj do të uleshin si bashkëkryetarë duke përfaqësuar PS-në e PD-në, më herët gjatë ditës, Alibeaj rikujtoi propozimet e bëra për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, “listat e hapura, votimi e numërimi elektronik, vota e diasporës dhe sistemi proporcional kombëtar, janë baza për ta kthyer pushtetin e votës tek qytetarët”.

Do të parashtroj pikat kryesore që PD ka depozituar tashmë pranë Komisionit për Reformën Zgjedhore. E para është ajo që ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi ynë e parashikon më mënyrë të qartë se sistemi ynë në Republikën e Shqipërisë do të duhet të jetë me lista të hapura. Do të jenë shqiptarët ata që do të përzgjedhin se kë shqiptarët duan të votojnë.

Së dyti, propozimi ynë ka të bëjë me atë që duhet proporcional kombëtar që bazohet të barazia e votës. Vota e shqiptarëve do të duhet të jetë e barabartë dhe të ketë të njëjtën peshë. Shqipëria një zonë është sistemi më i thjeshtë që e optimizon dhe garanton këtë barazi të votës.

Çështja e tretë ka të bëjë me votimin dhe numërimin e elektronik. Shqipëria 2025 ka nevojë për votimin dhe numërimin e elektronik. Çështja e katërt, është ajo që ka të bëjë me votën e diasporës. Është detyrim kushtetues. Kemi propozuar që çdo shqiptar që ndodhet jashtë territorit të republikës ka nevojë të votojë.

Këto kërkesa tona nuk janë thjesht interesi i ngushtë meskin e njëpartiak, por janë dhe përfaqësojnë interesin e të gjithë qytetarëve, por edhe të gjithë faktorit opozitar. Dhe duke qenë se në Komisionin e Reformës Zgjedhore janë të përfaqësuara të gjitha flukset e opozitës, partitë opozitare, raportet janë në mënyrën më të ndershme të mundshme.

Besoj se është detyrimi i të gjithëve ne, anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore është që të shkojmë të gjithë ne dhe të mbrojmë interesin e opozitës dhe interesin e shqiptarëve e Shqipërisë. Është ndoshta komisioni i vetëm, ku për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, rekomandimeve të ODIHR-it, ku ne, opozita në këtë rast, ka detyrimin e saj të luajë e të shtyjë përpara këtë çështje. Thirrja ime për këdo nga kolegët anëtarët të komisionit është të marrin pjesë, pasi e kemi detyrim mbi të gjitha.

Unë jam bashkëkryetar i këtij komisioni të kërkuar nga PD-ja, përpara 1 viti e gjysmë. Maxhoranca nuk e donte ngritjen e këtij komisioni dhe çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore. Për të qenë i sinqertë dhe realist, unë jam përfaqësues i PD-së dhe s’marr përsipër të jem përfaqësues i interesave të partive të tjera opozitare. Ata kanë përfaqësuesit e tyre në parlament dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE