Dënohet me 50 vite burg qytetari nga Tajlanda, shpifi ndaj monarkisë!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dënohet me 50 vite burg qytetari nga Tajlanda, shpifi ndaj monarkisë!

Një gjykatë në Tajlandë dënoi me 50 vite burg një burrë për komentet që ai kishte bërë në rrjetet sociale kundër monarkisë. Sipas ekspertëve, ky është dënimi më i lartë i dhënë ndonjëherë në bazë të ligjit famëkeq të “Lese Majeste”.

30-vjeçari Mongkol Thirakot fillimisht u dënua me 28 vjet për postimet që ai bëri tre vjet më parë në Facebook. Por Gjykata e Apelit i shtoi dënimit 22 vjet shtesë. Ligji “Lese Majeste” kriminalizon çdo koment negativ për monarkinë. Ai është kritikuar gjerësisht dhe është ende në fuqi pavarësisht zgjedhjes së vitit të kaluar të një qeverie civile.

Detajet që çuan në një dënim kaq të ashpër për Thirakot, një shitës online veshjesh nga provinca Chiang Rai, nuk janë publikuar. Gjykatësi iu referua komenteve të shumta në Facebook dhe gjykatat tajlandeze zakonisht grumbullojnë dënime shtesë për çdo postim individual.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE