Dervish Hasi kryente marrëdhënie me 16 vjeçaren bashkë me tre gra : Nuk e detyroi njeri!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Dervish Hasi kryente marrëdhënie me 16 vjeçaren bashkë me tre gra : Nuk e detyroi njeri!

Tre gratë e mjekut kirurg Dervish Hasi kanë zgjedhur të heshtin para policisë.

Pavarësisht insistimit të efektivëve që ato të flasin lidhur me veprën penale që rëndon ndaj burrit të tyre të përbashkët, i cili akuzohet për shfrytëzim për prostitucion të një 16-vjeçareje, ato nuk kanë dhënë asnjë detaj për rastin.

Ndërkohë mësohet se i akuzuari Dervish Hasi ka qenë fjalëpak para policisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pjesën më të madhe të pyetjeve të policisë 42-vjeçari  është shprehur me “po” ose “jo”, duke mos dhënë detaje të plota për ngjarjen, edhe pse ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njeri.

Në pyetje nga policia është marrë edhe e mitura 16-vjeçare, e cila ka thënë se ka shkuir me dëshirë te Dervish Hasi. Sakaq deklarata e të miturës është vënë në dyshim, për rrjedhojë marrja në pyetje është ndërprerë.

16-vjeçarja do të merret sërish në pyetje në prani të psikologut.

Por çfarë ka deklaruar familja e 16-vjeçares?

Sipas raportimeve në media  familja e të miturës ka thënë se vajza e tyre ishte e bindur r nga Dervish Hasu dhe se shkonte vetë te ai. Policia nuk ka pasur një denoncim të mirëfilltë për rastin, por vetëm indicie të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes.

42-vjeçari me profesion mjek kirurg prej kohësh kishte shfrytëzuar vajzën e mitur. Hasi njihet nga të gjithë si një besimtar mysliman dhe në shtëpi kishte tre gra të tjera. Ndërkohë, të miturën para njerëzve e prezantonte si gruan e tij të katërt.

Mësohet se 16 vjeçarja herë pas here shkonte në banesën e 42-vjeçarit, sakaq dyshohet se ky i fundit ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me të.  Dervish Hasi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më herët ai është hetuar nga SPAK sepse dyshohej se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

“Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE