Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, sekuestrohen dy mina/Një në pranga në Tiranë!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, sekuestrohen dy mina/Një në pranga në Tiranë!

Policia e Tiranës njofton se ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, sekuestroi dy mina me telekomandë. Në pranga ra një 20-vjeçar, me banim në kryeqytet e në Shkodër, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, 23-vjeç. Blutë finalizuan operacionin e koduar “Brothers”. U sekuestruan 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 me peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë, që do të përdoreshin nga dy vëllezërit.

Puna hetimore dhe profesionale e specialistëve të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, ndjekur me metoda speciale, parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse. Gjatë hetimeve për këtë rast janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 me peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë, që do të përdoreshin nga dy vëllezër.

Vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim vëllai tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës intensive për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”. Si rezultat u bë ndalimi i shtetasit J. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë (dhe në Shkodër). Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi J. Sh., 23 vjeç, banues në Postribë, Shkodër.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera në kuadër të procedimit për këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE