Punime në Skuraj-Burrel, nga sot devijohet trafiku për mjetet mbi 3.5 tonë/Lëvizja nga Rrëshen-Ura e Matit!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Punime në Skuraj-Burrel, nga sot devijohet trafiku për mjetet mbi 3.5 tonë/Lëvizja nga Rrëshen-Ura e Matit!

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH bën të ditur se për shkak të punimeve të mirëmbajtjes në aksin Skuraj-Burrel do të devijohet qarkullimi për mjetet mbi 3.5 tonë, duke nisur nga dita e sotme e deri më 26 janar. Në njoftim thuhet se do të fillojnë punimet për ndërtimin e murit mbajtës, por duhet bërë ngushtimi i rrugës. Me bllokimin e segmentit Skuraj-Burrel, lëvizja e mjeteve mbi 3.5 tonë mund të bëhet nga segmenti Rrëshen-Ura e Matit.

Njoftimi i ARRSH-së:

Në kuadër të zbatimit të kontratave të mirëmbajtjes në segmentin rrugor Skuraj-Burrel km 11+600, nga data 19.01.2024 deri më 26.01.2024 do të fillojnë punimet për ndërtimin e murit mbajtës, punime të cilat nuk mund të kryen pa bërë ngushtimin e rrugës. Për këtë arsye segmenti Skuraj-Burrel do të jetë i bllokuar për kalimin e mjeteve mbi 3.5 tonë. Lëvizja e tyre do të bëhet nga segmenti Rrëshen-Ura e Matit.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut dhe vendosjen sinjalistikës provizore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE