Sardi Strugaj tregon kur do të futet në Big Brother Vip 3

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sardi Strugaj tregon kur do të futet në Big Brother Vip 3

Mediat kanë aluduar shumë për pjesëmarrjen e Sardit në “Big Brother VIP 3”.

Ditën e sotme i ftuar në “Wake up”, ai e la të hapur si mundësi, por jo në këtë fazë të lojës.

“Në portale e kam parë dhe unë emrin tim. Fillimisht kanë filluar aty dhe edhe prindërit e mi nuk e besonin që nuk do të futesha. Isha me pushime dhe ata menduan se isha tek kjo pjesa që izolohesh para se të futesh.

Atë ditë kur filloi, shkova me vonesë në shtëpi dhe kur shkova unë ishin shumë të mërzitur dhe pastaj u lehtësuan. Do ta pëlqeja shumë si eksperiencë, por nuk do të futesha në këtë pikë. Por mund të futem dhe në shkurt, po e lë të hapur…”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49457 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE