Snoop Dogg në OnlyFans?! I ofruan 100 milionë dollarë, ja çfarë vendosi reperi…

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Snoop Dogg në OnlyFans?! I ofruan 100 milionë dollarë, ja çfarë vendosi reperi…

Snoop Dogg vazhdon të mbetet në qëndër të vëmendjes dhe të prodhojë lajme me intervistat dhe daljet e tij publike. Reperi Snoop Dogg zbuloi se ka refuzuar një marrëveshje fitimprurëse me OnlyFans pasi nuk donte të zemëronte gruan e tij. Snoop Dogg i tregoi aktorit Slink Johnson në shfaqjen Instagram Live “Wake & Bake me Double S Express” se e kishin konsideruar atë një kandidat të mirë pasi të tjerët arritën sukses në platformë, shkruan Bussines Insider.

Ata u afruan tek unë pasi një nga ato vajza atje fitoi rreth 20 milionë dollarë (18 milionë euro). Më thanë: ‘OnlyFans dëshiron që të vish, Snoop. Do të mund të fitoje rreth 100 milionë dollarë. Gjithçka që duhet të bësh është të nxjerrësh atë gjë. Nuk ka mundësi në botë që ajo të më lejojë të shkoj atje dhe të nxjerrë atë gjë për asnjë lloj parash.

Nuk është qartë se cilat ishin kushtet e saktë të marrëveshjes së mundshme, por punësimi i Snoop Dogg do të ishte një lëvizje e papritur për platformën e rrjeteve sociale. Artistë si Iggy Azalea dhe Tyga kanë llogari në OnlyFans. Biznesi është gjithashtu në lulëzim për OnlyFans, me të ardhurat bruto të përdoruesve që janë rritur me 17 për qind, nga 4.8 miliardë dollarë në vitin 2021 në 5.6 miliardë dollarë në vitin 2022.

Rikujtojmë se disa kohë më parë reperi Snoop Dogg ka zbuluar së fundmi se ka një frikë të madhe nga kuajt. Artisti i njohur ka përmendur gjithashtu se gruaja e tij, Shante Broadus, ka pasur një kalë por, Snoop Dogg kishte aq frikë nga kali saqë largohej nga kafsha dhe shmangte çdo ndërveprim me të. Në një episod të emisionit të tij në YouTube, “Double G News”, Snoop diskutoi rreth frikës së tij nga kuajt teksa bisedonte me të ftuarën Tiffany Haddish, e cila përmendi ëndrrën e saj për kalërim në një fermë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50910 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE