Drini Zeqo zbulon të vërtetën prekëse pse la shtëpinë e Big Brother Vip

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Drini Zeqo zbulon të vërtetën prekëse pse la shtëpinë e Big Brother Vip

Drini Zeqo është rikthyer mbrëmjen e sotme në studion e Big Brother Vip për të folur për arsyet e largimit të tij.

Ai u shpreh se shkak ka qenë problemi shëndetësor i motrës së tij!

“Gara për mua filloi që kur hyra në Top Channel që regjistrova klipin, kur njeriu nis një sfidë të re, ne mendojmë se për cfarë po e bëjmë ne këtë sfidë, kur i hyn gjërave pa i menduar, hyra me idenë që Big Brother ka shikueshmëri të tejmadhe.

Mendova që tì hyj këtij rrugëtimi duhet një kauzë. Unë në rastin tim kisha kauzë motrën. Kam vite që jetoj në një familje me një motër të cilën e dua pafund.

Ajo është dashuria më e madhe në jetë e imja. Por ndonjëherë nuk mjafton të duash, por edhe ta japësh dashurinë në të gjithë dimensionin e saj, të japim gjithcka nga ekzistenca jonë.

Vetëm duke qenë pranë saj, dhe duke qenë se ajo po përballet me një momment të vështirë prej vitesh, ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor dhe kur mora vesh që kishte një problem dola menjëherë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE