Moti i keq/ Mbrojtja: Grupet e punës vijojnë ndërhyrjet në terren!

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq/ Mbrojtja: Grupet e punës vijojnë ndërhyrjet në terren!

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sa i përket motit të keq ne vend, duke theksuar se situata është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore.

Sipas Mbrojtjes, ka pasur ndërhyrje në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika. Ndërkaq, në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.

“Situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore. Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika. Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.

Përsërsim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje”- thuhet në njoftimin e Mbrojtjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE