Vllaznia fiton në transfertë, mposht Erzenin dhe “parakalon” Tiranën!

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vllaznia fiton në transfertë, mposht Erzenin dhe “parakalon” Tiranën!

E vuajtur por që vlen si ar. Vllaznia triumfon minimalisht 1-0 ndaj Erzenit në transfertë, një fitore pa shkëlqim dhe e siguruar vetëm në finale falë një goli të Stojanovic që i duhet të falënderojë Pujën, por që merr vlera të mëdha si suksesi i pestë radhazi për skuadrën kuqeblu që parakalon Tiranën duke rrëmber vendin e tretë në renditje duke përforcuar kredencialet për Final Four.

Në takimin e zhvilluar në Rrogozhinë është Vllaznia që jep sinjalin e parë me një goditje me kokë të Juric që i duhet të rregullojë shënjestrën. Në të 22-tën është Bekim Balaj që provon të tundë rrjetën me një goditje dënimi, por e gjen gati në grushtim Bruno Pujën.

Në minutën e 38, Vllaznia i falet Qarrit me Paul Komofale që tenton me kokë nga brenda zonës, por është portieri kuqeblu që i mohon golin. Pas 3 minutash janë futbollistët e Vllaznisë që pretendojnë për një prekje me dorë në zonë nga Sadiku, por kryesori Olsid Ferati vazhdon lojën dhe duket se nuk ka sinjalizim as nga VAR.

Pjesa e parë mbyllet me një tjetër tjetër tentativë të pasaktë të Vllaznisë ndërsa e dyta nis me Erzenin më agresiv, është Zeka që shfaqet kërcënues në kampin e skuadrës shijakase. Loja vazhdon e luftuar por me të dyja skuadrat të kujdesëshme në mbrojtje, episod moviole në minutën e 68 për një duel ajror mes Bekim Balajt dhe Atandës, dyshohet për prekje me dorë të mbrojtësit teksa Ferataj sheh dhe risheh pamjet në monitorin e VAR për plot 7 minuta që duken një pafundësi, teksa në fund vendos se gjithçka është e rregullt.

Erzeni tregon se është aty gati për të përfituar me një tjetër tentativë të Zekës por e pëson atëherë kur nuk e priste  Në minutën e 86 në një goditje këndi Bruno Puja gabon në zotërimin e topit duke ja dhuruar Milos Stojanovic që nuk mendohet dy herë për ta cuar në rrjetë. Vllaznia në avantazh teksa mbeten vetëm pak minuta lojë që Vllaznia ja del t’i menaxhojë duke ruajtur avantazhin për ta mbyllur 1-0.

Për skuadrën e Qatip Osmanit është e pesta fitore radhazi, sinjal i qartë i ndryshimit të kursit në Shkodër, teksa Erzeni rikthehet te humbja pas katër ndeshjesh duke mos ju larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48690 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE