Dy gola për 15 minuta, futbollisti shqiptar Rey Manaj në formë fantastike (VIDEO)

vovalbania January 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy gola për 15 minuta, futbollisti shqiptar Rey Manaj në formë fantastike (VIDEO)

Rey Manaj shënon golat e radhës në Superligën turke. Sulmuesi lushnjar po kalon një formë fantastike me Sivassporin.

Dhe sot i kanë mjaftuar tetë minuta për të zhbllokuar duelin shtëpiak të javës së 21-të kundër Gaziantepit.

Sivasspori fitoi një penallti dhe Manaj u tregua i saktë nga pika e bardhë. Vendasit fituan një tjetër penallti në minutën e 15′.

GOOOOOL GOOOL GOL 8′ Rey Manaj (Penaltı)
EMS Yapı Sivasspor 1-0 Gaziantep FK#SVSvGFK#GösterGücünü pic.twitter.com/OyVhAFmezJ

— RftDrk 🏆 (@RftDrk58) January 21, 2024

Sërish 26-vjeçari mori përsipër ekzekutimin duke mposhtur për herë të dytë portierin kundërshtar.

Rey Manaj’ın Penaltı Golü İle Sivasspor’umuz Gaziantep FK Karşısın’da 2-0 Yaptı…#SVSvGFK#GösterGücünü pic.twitter.com/vvDzCLNbaD

— RftDrk 🏆 (@RftDrk58) January 21, 2024

Por megjithë dygolëshin e Rey Manajt, miqtë kanë arritur të barazojnë dhe takimi është mbyllur me rezultatin 2-2.

Sulmuesi shqiptar është ngjitur në kuotën e 10 golave sezonalë në kampionatin turk, duke ndihmuar Sivassporin me realizimet e tij.

Manaj po zhvillon një sezon shumë të mirë me ekipin turk dhe shpreson që të vazhdojë me performanca pozitive dhe gola.

Në mënyrë që të realizojë ëndrrën e tij të madhe për të marrë një ftesë nga Sylvinho dhe për të luajtur me ekipin kombëtar në Euro 2024. /Supersport

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE