Parashikimi i motit, 21 Janar, 2024!

vovalbania January 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, 21 Janar, 2024!

Vendi ynë do të përfshihet nga mot i qëndrueshëm, këtë të diel.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë të jenë prezente me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përqëndruar në lindje-juglindje të vendit gjatë orëve të paradites.

Më pas parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut. Reshjet e dëborës do të vijojnë të jenë me intensitet të ulët në Alpe, relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit, ndërsa vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore si dhe mjegull e dendur e mjegullinë, kryesisht në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era është me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 2-11m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era shfaqet intensive / problematike me shpejtësi 11-19m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50898 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE