Blegtorët e jugut në protestë: Po falimentojmë/Bllokojnë rrugën Kardhiq-Delvinë!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blegtorët e jugut në protestë: Po falimentojmë/Bllokojnë rrugën Kardhiq-Delvinë!

Rreth 100 blegtorë u hodhën në protestë duke bllokuar rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Të alarmuar se po “falimentojnë”, ata kërkuan që t’iu merren parasysh kërkesat tashmë shumëvjeçare, mbi problematikën e sektorit e të lidhura me çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve apo edhe kufizimin e kullotave.

Blegtorët erdhën nga e gjithë zona e jugut që nga Konispoli e deri në Malësinë e Tepelenës. Ata kërkojnë të merren masa për stabilizimin e çmimit të qumështit. Në mënyrë specifike kërkojnë që çmimi i qumështit të deles të shkojë në 200 lekë për litër dhe i dhisë, në 150 lekë/litri.

Po ashtu, kërkojnë dyfishimin e subvencioneve nga 1 mijë e 200 lekë për krerë, në 2 mijë e 400 lekë për krerë.

Ne na e kërkojnë qumështin me çmim të ulët. Ministria të vijë e të na takojë dhe të vërë një çmim kufi të qumështit. As subvencione nuk na japin sa vendet e rajonit. Eshtë si sadaka, jo ndihmë. Jemi sektor i prapambetur, nuk mendon kush për ne.

Për ne nuk është e mjaftueshme. Na kanë thënë se brenda kësaj jave do të takohemi me përfaqësues të ministrisë. Nëse nuk do të na plotësohen kërkesat, ne do të bllokojmë rrugën kombëtare në Gjirokastër. Blegtoria është drejt zhdukjes. Sot nuk mban dot një mace dhe jo një dele.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE