Rrëzohet skela e një pallati në Tiranë, dy të plagosur!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrëzohet skela e një pallati në Tiranë, dy të plagosur!

Bie skela e një pallati në ndërtim në Tiranë, dy të plagosur. Një burrë rreth 70-vjeç dhe një grua 45-vjeçe u dërguan në spital pasi mbetën të dëmtuar ndërsa ecnin në trotuar, pranë zonës së ish-Parkut të Autobusëve. Policia nisi hetime për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat. Për veprime të mëtejshme procedurale, policia shoqëroi inxhinierin e firmës, si dhe dy punëtorë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar dy shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K.S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE