Upss! Blero ndahet edhe nga e dashura e tij e re

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! Blero ndahet edhe nga e dashura e tij e re

Blero Muharremi ishte një nga banorët e këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”, i cili iu bashkua programit që në natën e parë.

Mirëpo rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë pasi me dëshirën e tij, ai u largua nga programi.

Publiku krijoi një simpati të madhe për të dhe ky vendim i këngëtarit u mbështet shumë nga publiku.

Megjithatë disa prisnin që Blero të vazhdonte rrugëtimin deri në fund, duke shpresuar që këngëtari të bënte publike romancën e tij me vajzën misterioze publike.

Epo diçka e tillë duket se nuk ka për të ndodhur pasi Blero i ka dhënë fund lidhjes së tij të re. Të paktën këtë ka lënë këngëtari të mendojmë pas një postimi në InstaStory.

“Qëndroni single derisa dikush të komplimentojë jetën tuaj në një mënyrë që ta bëjë më mirë sa të mos jeni single. Nëse jo, nuk ia vlen”, ka shkruar ai.

Ndërsa në një postim tjetër, këngëtari bëri të ditur se shumë shpejt publikohet albumi i tij më i ri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49133 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE